Botë

Lë Pen: Me mua presidente, Franca jashtë BE-së dhe NATO-s

06.02.2017 12:14

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, e ka nisur me deklarata të forta fushatën e saj presidenciale...

Udhëheqësja e Frontit Kombëtar në fjalën e saj u zotua të udhëheqë Francën jashtë BE-së dhe NATO-s nëse do të zgjidhet në krye të Elizese.

Kandidatja e Francës  për presidente konsideron se Bashkimi Europian është i dështuar. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe lidhur me NATO-n.

Ajo insistoi për daljen e Francës nga Organizata euroatlantike e mbrojtjes dhe sanksionimit në Kushtetutë të pragut minimal prej 2% për buxhetin e ushtrisë.

Ajo tha se synon që brenda 5 viteve të mundësojë që Franca të organizojë vetë mbrojtjen e saj. Në fjalimin e saj nuk munguan edhe deklaratat kundër terrorizmit dhe islamit radikal.