Botë
Kazakistan, rrethi i dytë i bisedimeve për Sirinë
06.02.2017 12:43
Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka njoftuar se përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit...

Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka njoftuar se përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit, sot fillojnë takimin e tyre për mekanizmat për monitorimin e armëpushimit në Siri, që e kanë ndërmjetësuar këto tri shtete.
Në këtë takim në Astana të Kazakistanit pritet edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara dhe Jordanisë. Ky është rundi i dytë i bisedimeve për ndaljen e luftës në Siri.
Në rundin e parë, të mbajtur më 23 dhe 24 janar, nuk ishte arritur kurrfarë progresi për zgjidhjen politike të luftës civile gjashtëvjeçare, por palët janë pajtuar ta krijojnë një mekanizëm, të quajtur Grupi i përbashkët operacional, për monitorimin e armëpushimit të ndjeshëm në Siri.
Në këtë grup monitorues përfshihen ekspertët nga Rusia, Turqia dhe Irani. Moska dhe Teherani e mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është mbështetëse e opozitës.
