Kuvendi i Kosovës të enjten debaton për formimin e Ushtrisë

06.02.2017 16:07

Kuvendi i Kosovës të enjten do të debatojë për formimin e ushtrisë...

Kuvendi i Kosovës të enjten do të debatojë për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FAK).

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, në një konferencë për media, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Beqiri ka thënë se ky debat mbahet pas një kërkese të një grupi të deputetëve.

Ai duke folur për këtë temë, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të shumicës që është kundër formimit të Ushtrisë, por dihet se cilat janë pengesat, dhe me ndihmën e kujt do të mund të bëhet Ushtria e Kosovës.