Ekonomi

Oda Ekonomike e Maqedonisë, nismë për lidhje të sipërmarrësve të rajonit

06.02.2017 16:29

Oda Ekonomike e Maqedonisë doli me iniciativa për lidhje të sipërmarrësve të vendeve të rajonit...

Kjo ide daton që nga viti 2015, ndërsa në dy vitet e kaluara janë zhvilluar konsultime me përfaqësues të bizneseve si për politikat e biznesit, gjithashtu dhe për çështjet tjera, që të arrihet deri te tezat që do të ishin shtytëse për zhvillimin e kësaj iniciative.  
 
“Integrimi i vendeve të rajonit, që zakonisht janë vende të vogla, dhe vende të vogla për ne ka kuptimin e vendeve që kanë më pak se 10 milion banorë, ku integrimet nuk janë në nivel të dëshiruar dhe Ballkani është rajon i tillë. Kushtet që janë të përmendura këtu kanë të bëjnë me çështjen e infrastrukturës së përbashkët, bashkëpunimin për sjellje të investitorëve të huaj, si dhe krijimin e kushteve për këto investime”,- deklaroi drejtoresha operative në Odën Ekonomike të Maqedonisë, Elena Milevska-Shtërbevska.
 
Mungesa e infrastrukturës moderne hekurudhore është pengesa kryesore për zhvillimin e biznesit në rajon, pasi Ballkani është dobët i lidhur, ndërsa integrimet nuk janë në nivel të kënaqshëm, theksojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Prandaj kjo dhe çështje tjera do të shpalosen në tryezën e radhës me temë “Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësitë dhe mungesat”, që do të mbahet më 17 shkurt me rastin e 95 vjetorit të Odës Ekonomike në Maqedoni. 
 
GAZMEND REXHEPI