Johanes Han të enjten viziton Shkupin

06.02.2017 17:57

Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han të enjten do të vizitojë Shkupin....

Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han të enjten do të vizitojë Shkupin, në kohën kur në kryeqendrën tonë po zhvillohen bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e komisionerit Han, sipas së cilës ai në Shkup do të arrijë me datë 9 shkurt, për të marë pjesë në takimin ministror kushtuar energjetikës në kuadër të procesit “Gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimorë”.

Ndërsa në margjinat e këtij takimi Han do të realizojë takime me të gjitha palët e përfshira për formimin e Qeverisë në vendin tonë.