MPB, padi shkupjanit që kërcënoi ambasadorin amerikan

06.02.2017 19:03

Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë...

Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër T. T., 34 vjeçar, nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “shëmtim i imazhit të shtetit të huaj”.

Siç raportoi MPB, i dyshuari gjatë periudhës 14-16 prill të vitit të kaluar, nga Facebook profili i tij, në disa raste deri te profili i Ambasadës së ShBA-ve në Maqedoni, ka komentuar gjëra të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte ndaj përfaqësuesit diplomatik të ShBA-ve dhe ndaj familjes së tij.