Veseli: Muri u rrënua përfundimisht, Çaushi: Nesër fillon ndërtimi i një muri të ri

06.02.2017 19:33

Pas një marrëveshjeje me pushtetin lokal u rrënua muri ilegal...

Por edhe 18 vite pas Rambujesë, Kosova e ka të vështirë të vendosë kontroll të plotë në pjesën verore të saj.

Pas një marrëveshjeje me pushtetin lokal u rrënua muri ilegal i ndërtuar në veri të Mitrovicës, dhe kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se në Kosovë nuk do të ketë më mure, pasi ai është rrënuar përfundimisht.

Por, kështu nuk mendon Driton Çaushi nga Vetëvendosje, i cili tha se po zhvillohet një cirk me murin i cili u rrënua për të filluar nesër ndërtimi i një muri të ri.