Botë

Lakdar Brahimi, , braktis misionin e tij

14.05.2014 16:39

Algjeriani Lakhdar Brahimi, i dërguari special i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe

Algjeriani Lakhdar Brahimi, i dërguari special i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe për të kërkuar një rrugë paqeje ndaj luftës civile në Siri jep dorëheqjen duke i dhënë fund misionit të tij.
 
Sekretari i përgjitshëm i OKB-së, Ban Ki Mun konfirmoi lajmin një ditë më parë duke thënë se dorëheqja do të zyrtarizohet në 31 maj dhe deri tani nuk ka asnjë emër për pasardhësin e tij.
 
Në gusht të vitit 2012, Brahimi mori postin e ish kreut të OKB-së, Kofi Annan, i cili nuk kishte arritur të merrte asnjë armëpushim nga palët e përfshira në këtë luftë civile, regjimit të Bashar Al Asad dhe opozitës së ndarë në grupe të ndryshme dhe shpesh në luftë mes tyre.
 
Diplomati algjerian arriti të organizonte një dialog në janar të këtij viti në Gjenevë ku të dyja palët u ulën përballë njëra tjetrës.