Maqedoni

Masa kundër ndotjes së ajrit, transporti publik në Shkup pa pagesë

07.02.2017 09:13

Transporti falas, si masë preventive kundër ndotjes së ajrit që e solli Qyteti i Shkupit ditën e djeshme, siç duket sot i ka mbushur përplot autobusët e Ndërmarrjes publike për transport urban...

Megjithatë, matësit e nivelit të ndotjes në Shkup ndotje më të madhe të ajrit në orët e mëngjesit ka treguar në Gazi Babë, 191,60 mikrogram grimca PH 10,  rektorati me 118, Lisice 93, Qendër 68, mikrogram në metër kub.

Transporti falas është një nga masat urgjente të cilën qyteti i Shkupit e ndërmori nga dita e djeshme kundër ndotjes. Siç thanë edhe vetë nga Qyteti i Shkupit, e gjithë kjo ndodh për shkak të nivelit të madh të ndotjes në Shkup që nga fundi i javës së kaluar, si dhe si një masë për të vetëdijesuar qytetarët që sa më pak që është e mundur të përdoren automjetet, por për nevoja të ditës qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik.

Kreu i Qytetit të Shkupit dje në konferencën për mediat tha se edhe ai vetë prej sot si mjet transportues deri në vendin e punës do ta shfrytëzojë autobusin. Trajanovski ka apeluar edhe deri te administrata që në punë të shkojnë me autobus, ndërsa ka bërë të ditur se së bashku me komunat e Shkupit dhe “Higjienën komunale” do të marrin edhe masa tjera që do t’i kontribuojnë uljes së ndotjes.