Skandal në Australi, 5.000 fëmijë të abuzuar nga kleri katolik
Përmasat e abuzimeve seksuale nga përfaqësuesit e klerit në Australi janë tronditëse...

Komisioni mbretëror që po heton skandalin zbuloi të hënën se 7% e priftërinjve katolikë kanë abuzuar me të miturit nga viti 1950 deri në 2010-ën.
Viktimat e pretenduara janë rreth 4500. Komisioni ka dëgjuar dhjetëra dëshmi rrëqethëse.
Siç mësohet, mbi 1000 institucione katolike rreth Australisë janë të përfshira në skandal me një total prej 1.880 abuzuesish mes 1980-ës dhe 2015-ës.
Mosha mesatare e viktimave është 10 vjeç e gjysmë, 5 për vajzat dhe 11 vjeç e gjysmë për djemtë.
Mesatarisht janë dashur 33 vite që një rast të raportohej. Komisioni mbretëror u krijua në 2013-ën për të hetuar pretendimet për abuzime seksuale e fizike në dhjetëra institucione australiane.
Priftërinjtë në Vatikan kanë mbështetur publikimin e këtyre të dhënave, pavarësisht se ato njollosin edhe reputacionin e kishës katolike.
