Maqedoni

Mbështetje për punësimin e të rinjve, katër trajnime të reja për 220 të rinj

07.02.2017 14:58

Kontabilistë, make up artistë, fizioterapistë dhe kujdestarë për të mëshuarit janë profesionet që kërkohen në tregun e punës...

Agjencia për Punësim do të trajnojë 220 të rinj që duan të merren me këto profesione përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Europian.
 
“Personat që do të ndjekin trajnimet do të marrin 6.261 denarë bruto. Trajnimi do të financohet nga Agjencia për Punësim në kuadër të projektit "Mbështetje për punësimin e të rinjve", në bashkëpunim me Bashkimin Europian. Për këtë projekt janë ndarë 205. 333 euro dhe me  këto fonde do të trajnohen 220 të rinj për këto katër trajnime”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Poposki.
 
Grupi target i këtij projekti janë të rinjtë e papunë deri në moshën 29 vjeçare, që kanë kryer shkollimin e mesëm apo të lartë por që janë të  regjistruar si të papunë.
 
Certifikatat që do të merren në përfundim të trajnimit vlejnë në tregun e punës në Maqedoni, por dhe jashtë saj.
 
GAZMEND REXHEPI