Botë

Sarkozy përballet me drejtësinë, fshehu mbi 22.5 mln euro në fushatën e 2012-s

07.02.2017 15:26

Ish presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, do të shkojë në gjyq pasi akuzohet për tejkalimin e shifrës 22.5 milionë euro....

Ish presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, do të shkojë në gjyq pasi akuzohet për tejkalimin e shifrës 22.5 milionë euro, e cila ka qenë edhe limiti që lejohej për t’u shpenzuar nga kandidatët në garën presidenciale të vitit 2012, ku republikani kërkoi një mandat të dytë.
 
Zyra e Prokurorisë bën të ditur se 62-vjeçari ka arritur që të fshehë shpenzimet duke u ndihmuar nga Firma “Bygmalion”, që merret me marrëdhëniet me publikun. Për arsye që nuk dihen ende, kjo kompani ka derdhur 18.5 milionë euro në partinë që kryesohej nga Sarkozy, gjë që ka hedhur dyshime se ky ishte një kontribut indirekt për fushatën e tij.
 
Pas arkëtimit të kësaj shume, ish-presidenti dyshohet se ka arritur që të bëjë pagesa në mënyrë të fshehtë, me qëllim që të financonte aktivitetet që zhvilloheshin në kuadër të garës presidenciale.
 
Në komunikimet e tij për mediat, Sarkozy ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka qenë në dijeni për tejkalim të limitit të caktuar nga Komisioni Zgjedhor.
 
Ai ka qenë shpeshherë në qendër të akuzave për afera të ndryshme financiare. Një tjetër rast i tillë ka qenë ai i Alain Zhupe, i cili dyshohet se ka marrë si shpërblim fitimin e një gjyqi ku fitoi mbi 400 milionë euro.
 
Ai njihet për mbështetje të fushatës së Sarkozy, kur ky i fundit garoi për herë të parë. Për këtë rast, Gjykata franceze ka shpallur fajtore shefen e FMN-së, Christine Lagarde, e cila në atë kohë shërbente si ministre e Financave.
 
REJHANE BUSHI-METAJ