Shpërthim kamikaz në Kabul, 20 të vdekur dhe rreth 50 të lënduar

07.02.2017 19:04

Një kamikaz shpërtheu pranë Gjykatës së Lartë në Kabul...

Një kamikaz shpërtheu pranë Gjykatës së Lartë në Kabul, duke vrarë 20 persona e plagosur 45 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në parkingun e automjeteve, në përfundim të orarit të punës. Autoritetet thanë se kamikazi kishte për qëllim të vriste sa më shumë punonjës. Bilanci është provizor dhe mund të rritet gjatë orëve në vijim.

Asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë përsipër sulmin, për të cilin ka dyshime se është vepër e talebanëve. Ata kanë vënë kohët e fundit në shenjestër gjykatat.

Kombet e Bashkuara thonë se gjatë 2016-s një numër i madh civilësh, mbi 3 mijë, humbën jetën në akte terroriste në Afganistan.