Botë
Zgjidhet çështja e toponimeve kronike
14.05.2014 16:44
Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që e kanë në pasaporta vendlindjen të shkruar në shqip dhe jo në anglisht..

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që e kanë në pasaporta vendlindjen të shkruar në shqip dhe jo në anglisht, nuk do të pengohen që të kalojnë në kufirin grek, të paktën deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Kjo është marrëveshja që ka firmosur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, me zëvendëskryeministrin grek, Evangelos Venizelos.
Kryediplomati shqiptar shpjegoi sot se deri më 12 janar të vitit 2015, grekët nuk do të sjellin asnjë pengesë për emigrantët shqiptarë që kanë probleme me toponimet e pasaportave. Por, kjo zgjidhje është afatgjate, por jo përfundimtare. Ministri i Jashtëm, Bushati, tha se të dyja qeveritë do të marrin masa që kjo çështje të zgjidhet njëherë e mirë gjatë vitit të ardhshëm.
Problemin e toponimeve ministri Bushati e ka cilësuar si të trashëguar për Qeverinë, ndërsa ka risjellë në vëmendjen e publikut edhe njëherë momentet dramatike që kanë shkaktuar toponimet në familjet shqiptare, duke çuar deri në ndarjen e fëmijëve dhe prindërve.
LULJETA NDOKA
