Botë
Një afgan ka therur me thikë dy persona në Bratisllavë
08.02.2017 09:23
Një afgan i ka therur me thikë dy persona të rinj në kryeqytetin sllovak Bratisllavë, kumtoi mbrëmë policia...

"Afgani është i moshës 22 vjeçare dhe ka sulmuar me thikë dy të rinj në një rrugë në Bratisllavë. Sulmuesi është kanosur se do t'i vrasë", deklaroi një zëdhënës i policisë.
Incidenti ka ndodhur para një restoranti për ushqim të shpejtë. Sulmuesi është arrestuar dhe është duke u ballafaquar me dënimin me burg prej katër deri në 10 vjet./mia
