Botë

Ukrainë, tryezë e rrumbullakët për krizën

14.05.2014 16:42

Ukraina do të mbajë bisedimet në tryezën e rrumbullakët në Kiev në kuadër të përpjekjeve...

Ukraina do të mbajë bisedimet në tryezën e rrumbullakët në Kiev në kuadër të përpjekjeve për të arritur një zgjidhje të negociuar për krizën që ka përfshirë lindjen e vendit. 
 
Në bisedime do të përfshihen anëtarë të qeverisë së përkohshme dhe liderë rajonalë, por separatistët pro-rusë kanë refuzuar të bëhen pjesë e saj.  Lëvizja është një lloj udhëzuesi i hartuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE.
 
Donetsku dhe rajoni fqinj i Luhanskut janë vetëshpallur republika të pavarura nga Ukraina pas referendumeve të mbajtura, të konsideruara ilegale nga Perëndimi.  Grupi me bazë në vjenë caktoi diplomatin veteran gjerman, Wolfgang Ischinger si ndërmjetës për bisedimet e së mërkurës.
 
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, që aktualisht ndodhet në Ukrainë, deklaroi se shpresonte që bisedimet të sjellin në çarmatosjen e separatistëve dhe në përmirësimin e atmosferës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 25 majit.