Maqedoni

Evzoni ende i mbyllur, mjegull në Gjavatë

08.02.2017 12:07

Vendkalimi kufitar Evzoni, për shkak të grevës së bujqve grekë, ende është i mbyllur për komunikacion...

Vendkalimi kufitar Evzoni, për shkak të grevës së bujqve grekë, ende është i mbyllur për komunikacion, ndërsa vendkalimet Dojran dhe Mexhitli në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë të hapura.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se në rrugët e shtetit komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në grykën malore Gjavatë.

Komunikacioni ajror po zhvillohet normalisht dhe sot në mëngjes në aeroportin “Aleksandri i Madh” janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara.