Maqedoni
Të shpërngulurit nga përmbytjet, qeveria sjell vendim, zgjatet afati deri në prill
08.02.2017 13:32
Qytetarëve që ju shkatërruan shtëpitë nga vërshimet e vitit të kaluar, do t’u lejohet të qëndrojnë në qendrat e caktuara...

Qytetarëve që ju shkatërruan shtëpitë nga vërshimet e vitit të kaluar, do t’u lejohet të qëndrojnë në qendrat e caktuara për strehim Seniç" dhe "Partenie Zografski deri në muajin prill, ndoshta edhe më gjatë.
Kështu ripërsëriti edhe sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi. Sipas tij, ekipet nga Qendra për punë sociale vazhdojnë verifikimin shtëpi më shtëpi, për të konstatuar se cilët nga personat e strehuar nëpër konvikte kanë kushte për kthim e cilët jo.
“Mendimi im personal është që do të kemi përgjigje pozitive, sepse nuk guxojmë t’i lejojmë personat të qëndrojnë në rrugë. Leje për qëndrim minimum do të kenë deri në prill, por mundet edhe më shumë”,- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.
Personat të cilët nuk i kanë marrë të hollat e dëmshpërblimeve, t’i kontrollojnë vetë personalisht xhirollogaritë se mos kanë ndonjë problem, sepse nga Ministria e Financave të gjithë personave u janë lëshuar të hollat, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.
REJHANE BUSHI-METAJ
