Botë

Jahjaga priti shefen e re të zyrës ndërlidhëse greke

14.05.2014 16:48

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.
 
Presidentja Jahjaga me këtë rast vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës dhe të Greqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.  
 
residentja Jahjaga theksoi se prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës është integrimi në strukturat euroatlantike dhe tha se mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme.
 
Shefja e  re e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit që ka kjo zyrë me institucionet e Kosovës.