Përmbytje në Peru, 25 të vdekur dhe 39 të lënduar
Ditë të tëra me shi intensiv në Peru kanë marrë haraçin e tyre....

Ditë të tëra me shi intensiv në Peru kanë marrë haraçin e tyre. 25 të vdekur, 39 të lënduar, qytete të mbuluara nga uji për shkak të mungesës së kanalizimeve që mund të përballojnë reshje të tilla. 34,239 njerëz janë prekur nga vërshimet.
Presidenti, Pedro Pablo Kuczynski, ka shpallur gjendjen e emergjencës në tre rajone, Tumbes, Piura dhe Lambayeque.
Në këtë të fundit, që është edhe një nga zonat e goditura më së shumti, gjendet qendra prehistorike e inskasve. Por, banorët nuk po mendojnë shumë për historinë e të parëve të tyre.
Ata janë të zënë me heqjen e ujërave, po mundohen të shpëtojnë çfarë të munden. Në ndihmë të autoriteteve është përfshirë edhe ushtria që po mundohet të pengojë përhapjen e ujërave.
