Maqedoni

Hahn në Shkup, opinioni i ka sytë nga takimet me liderët

08.02.2017 18:35

Komisari për zgjerim, Johanes Hahn, mbërrin sonte në Shkup, ndërsa për nesër janë caktuar takime bilaterale me liderët e partive politike parlamentare...

Nuk përjashtohet mundësia që ai të takohet edhe me presidentin Ivanov. Ngjarja kryesore për të cilën Hahn do të vijë në Maqedoni është takimi i ministrave të jashtëm dhe energjetikës nga gjashtë shtetet e Ballkanit, Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Kjo është vizita e parë e eurokomisionrit Hahn në Shkup pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Herën e fundit ishte në vendin tonë në tetor, kur u diskutua për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në paraqitjen e tij të fundit, Hahn tha se pret që të formohet sa më shpejt një Qeveri e re, që do të kishte mbështetje të gjerë në parlament për zbatimin e reformave urgjente të cilat hapin perspektivat europiane të vendit.