Ekonomi
Mbështeten bizneset e vogla
14.05.2014 17:01
400 persona të ri të papunësuar, të regjistruar në Agjencionin për Punësim...

400 persona të ri të papunësuar, të regjistruar në Agjencionin për Punësim, prej nesër do të mund të aplikojnë në shpalljen për grand në vlerë prej 3 mijë euro, mjete këto të pakthyeshme, të cilat i ndan Shteti për hapjen e biznesit të tyre, kështu paralajmëroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
“I ftoj të gjithë të papunësuarit të cilët kanë ide për biznes, ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të aplikojnë. Kjo është një mundësi e mirë për të fituar mbështetje për vetëpunësim, të zhvillojnë biznesin e tyre, i cili do të kontribuojë edhe në zhvillimin e ekonomisë maqedonase dhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Këtë vit tha ministri Spasov, 50 biznes-plane të cilët janë vlerësuar më së miri, do të kenë mundësinë të fitojnë grand në vlerë plotësuese prej 1500 euro për një punësim plotësues në firmën e porsaformuar.
Sipas tij, ky është cikli i dytë i programit për punësim, ndërsa me ciklin e parë i cili ka filluar në janar të këtij viti, grand duhet të fitojnë 500 të papunë, të cilët deri në fund të qershorit do të duhej t’i themelojnë firmat e tyre.
Ndërkohë, drejtori i Agjencionit për Punësim, Vllatko Popovski, paralajmëroi konkurs plotësues për punësime në ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Ai u bëri thirrje kompanive që të paraqiten në këtë program, sepse mund të financohen me nga1500 euro për çdo vend pune.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
