Thaçi vlerëson angazhimin e BE-së për Kosovën
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk...

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonia Tajani.
Me të dy, siç edhe shpjegon Thaçi përmes një publikimi në rrjetin social Facebook thotë se ka diskutuar për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.
Por për këtë, dhe vonesat që po krijohen nga Bashkimi Evropian Thaçi shkruan se po e dëmtojnë kredibilitetin dhe po e zbehin përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për këtë proces.
Por Thaçi shkruan se “Angazhimi politik dhe gjeostrategjik i BE-së është qenësor për Kosovën dhe rajonin, sepse ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”.
