Maqedoni

Evzoni ende i mbyllur, mjegull në rrugën Lisec-Kodra e Diellit

09.02.2017 09:53

Komunikacioni në rrugët shtetërore në disa vende po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa...

Mjegull me dukshmëeri prej 50 deri 100 metra ka në aksin rrugor Lisec - Kodra e Diellit - Lisec.
 
LAMM në mëngjes kumtoi se vendkalimi kufitar Evzoni ende është i mbyllur për komunikacion për shkak të grevës së bujqve grekë, ndërsa vendkalimet e tjera kufitare në kufirin Maqedoni-Greqi, respektivisht Dojran dhe Mexhitli janë të hapura.
 
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia