Botë

Polonia kërkon rol më të madh të vendeve-anëtare në BE

09.02.2017 10:16

Zgjidhje më e mirë për dalje nga kriza e tanishme në të cilën gjendet BE-ja është zbatimi i reformave me të cilat vendet anëtare...

Zgjidhje më e mirë për dalje nga kriza e tanishme në të cilën gjendet BE-ja është zbatimi i reformave  me të cilat vendet anëtare do të fitojnë rol më të madh  në marrjen e vendimeve në llogari  të institucioneve evropiane, deklaroi lideri i partisë qeveritare polake Drejtë dhe Drejtësi (PdheS), Jarosllav Kaçinski.
 
 "Është e pamundur ekzistimi i Evropës në dy shpejtësi. BE-ja duhet të mbetet e vetme, por duhet të jetë më ndryshe, më e mirë se sa që është tani", deklaroi Kaçinski për televizionin polak.
 
Ai paralajmëroi se Qeveria polake do të dorëzojë plan për "transformim të BE-së", e cila do të drejtohet në "saktësimin e marrëdhënieve mes Unionit dhe vendeve të saj anëtare, të bazuara në parimet e të drejtës ndërkombëtare".
 
Ashtu siç lajmëroi TASS, Kaçinski vlerësoi se BE-ja është një nga disa organizatat ndërkombëtare, që nuk i zbaton  normat e përgjithshme të pranuara ndërkombëtare, sikur ato për sovranitetin e shteteve dhe mospërzierjen  në punët e brendshme.
 
"Pas zbatimit të serisë së ndryshimeve, me të cilat do të konfirmohen normat bazë për funksionimin e BE-së dhe vlerave të saj, do të mund të thuhet se ai është union i shëndetshëm i shteteve, të cilat në mënyrë të ngushtë mund të bashkëpunojnë  dhe të krijojnë tregje të përbashkëta, me ç'rast në të njëjtën kohë  do të krijohet strukturë.., që do të dalë nga sovraniteti i shteteve të ndara", tha Kaçinski.
 
Sipas tij, vendet anëtare duhet të jenë qendër e BE-së, ndërsa jo diçka, ashtu siç konsiderojnë disa përfaqësues të Unionit, që i pengon bllokut.
 
Ideja për "Evropë në më shumë shpejtësi" ishte riafirmuar në Samitin e fundit të BE-së në La Valeta nga një pjesë e vendeve themeluese të Bashkësisë evropiane, të cilat mundohen për integrim më të fuqishëm në suaza të bllokut./mia