Botë
Siri, vritet “aleati” i Bin Ladenit
09.02.2017 11:06
Pentagoni bëri të ditur se nga sulmet ajrore të ShBA-së këtë muaj janë vrarë 11 operativë të “Al Kaidës” në Siri...

Pentagoni bëri të ditur se nga sulmet ajrore të ShBA-së këtë muaj janë vrarë 11 operativë të “Al Kaidës” në Siri, në mesin e tyre edhe një lider i vjetër, i cili ka pasur lidhje me Osama Bin Ladenin.
“I vrarë në sulmet e 4 shkurtit, pranë Idlibit, është Abu Hani al-Masri, i cili ka pasur lidhje me Bin Ladenin dhe liderin aktual të “Al Kaidës”, Ayman al-Zawahri”,- tha Pentagoni.
Al-Masri po ashtu thuhet se ka krijuar dhe udhëhequr kampet e trajnimit të “Al Kaidës” në Afganistan gjatë viteve 1980 dhe 1990.
“Al Kaida” vepron në Siri kryesisht përmes degës së saj “Jabhat Fateh al-Sham”, e njohur deri vonë si “Fronti Al-Nusra”.
