Maqedoni

14 mijë kompani kanë dërguar llogaritë vjetore “On-line”

14.05.2014 17:05

Rreth 14 mijë kompani e kanë shfrytëzuar mundësinë për dërgimin e llogarisë vjetore në regjistrin qendror nëpërmjet sistemit “On-line”...

Rreth 14 mijë kompani e kanë shfrytëzuar mundësinë për dërgimin e llogarisë vjetore në regjistrin qendror nëpërmjet sistemit “On-line”, i cili në mënyrë oficiale u lëshua në përdorim me 31 mars të këtij viti.
 
Kështu u shpreh drejtori i i Regjistrit Qendror, Vanço Konstadinovski, gjatë takimit me Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, duke shtuar se është i kënaqur me funksionimin e deritanishëm të këtij sistemi. 
 
“Me këtë rrumbullaksohen dy faza, respektivisht prania fizike para sporteleve dhe procesi i shënimit të informacioneve të llogarisë vjetore në bazë të të dhënave në regjistrin qendror të llogarive vjetore”, deklaroi drejtori i Regjistrit Qendror, Vanço Konstadinovski.
 
Nga kompanitë të cilat e kanë shfrytëzuar “On-line” sistemin, 11.300 kompani janë të mëdha dhe të mesme, të cilat në pajtueshmëri me ligjin janë të obliguar të japin llogari vjetore në Regjistrin Qendror.
 
Sipas drejtorit të Regjistrit Qendror, Vanço Kostadinovskit, gjatë insertimit të llogarive vjetore, sistemi “On-line” ishte stabil, ndërsa në periudhën e ardhshme mbetet të shohim se a mund të rrisim insertimin e të dhënave të llogarive vjetore nëpërmjet rrugës elektronike, e cila tani është rreth 15%. 
 
BESIM ABDULLAI