Maqedoni
Kalimi transit i cisternave të naftës, edhe nga Dojrani dhe Mexhitlia
09.02.2017 12:17
Qeveria ka vendosur hapjen e dy pikave të reja kalimi për cisternat e naftës...

Qeveria ka vendosur hapjen e dy pikave të reja kalimi për cisternat e naftës, për të shmangur bllokadën e bujqve në Egzoni.
“Qeveria vendosi që të mundësojë kalim transit të derivateve të naftës jo vetëm nga pika kufitare në Bogorodicë, por edhe nga vendkalimet në Dojran dhe Mexhitli, duke mundësuar kështu kalime alternativë në favor të transportuesve. Vendimi u soll pas pamundësimit të kalimit të cisternave të naftës dhe derivateve të saj nga Bogorodica për shkak të protestave në anën greke të kufirit, gjë që u shkaktonte harxhime shtesë kompanive. Për implementimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e doganave që duhet të sigurojë kuadër teknik dhe logjistikë për funksionimin normal të dy vendkalimeve, pasi në to do të shtohet frekuentimi i makinave transit. MPB duhet të sigurojë regjim qarkullimi për pranimin e cisternave që do të hyjnë në vend dhe procedimin e tyre në terminalet e brendshme doganore. Regjimi kohor për transitimin e cisternave në këto dy vendkalime do të zgjasë deri në datën 5 të muajit të ardhshëm”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgiev.
