Botë
Sessions zgjidhet prokuror i përgjithshëm i ShBA-së
09.02.2017 12:32
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar të zgjedhurin e presidentit, Donald Trump...

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar të zgjedhurin e presidentit, Donald Trump, për prokuror të përgjithshëm.
Jeff Sessions është konfirmuar me 52 vota për dhe 47 kundër.
Sessions ka qëndrim të rreptë ndaj migracionit dhe ka bashkëpunuar me Trumpin në formulimin e politikave të Administratës për migrimin.
Ai tani do të udhëheqë Departamentin e Drejtësisë.
Demokratët në Senat kanë akuzuar zotrin Sessions për komente raciste.
