Botë
Shpërthim në centralin bërthamor francez Flamanvil
09.02.2017 12:47
Gazeta franceze "Vest Fransots" sot njoftoi se ka ndodhur një shpërthim në centralin bërthamor Flamanvil...

Centrali gjendet në Francën veriperëndimore.
Shpërthimi ka ndodhur në sallën e makinerisë. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka shpërthyer jashtë zonës bërthamore dhe nuk ka rrezik nga rrezatimi.
Sipas informatave fillestare, gjatë shpërthimit ka të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet për shpërthimin.
