Botë
Si-En-En: Venezuela u ka shitur pasaporta personave të lidhur me terrorizëm në Irak dhe Siri
09.02.2017 14:39
Autoritetet në Venezuelë, ilegalisht dhe "për para të mëdha", u kanë shitur pasaporta venezuelase...

Autoritetet në Venezuelë, ilegalisht dhe "për para të mëdha", u kanë shitur pasaporta venezuelase, viza dhe letër njoftime personave nga rajoni i Lindjes së Afërt, mes të cilëve ka pasur edhe dilerë të drogës, por me siguri edhe personave të cilët kanë pasur lidhje me terrorizmin, zbulon Si-En-En, duke iu referuar dyshmisë së dy ish-funksionarëve nga ky vend të Amerikës Latine.
Bëhet fjalë për "skemë sekrete", që e ka zbuluar një ish diplomat në Ambasadën e Venezuelës në Irak, i cili ka ikur dhe ka marrë azil në Spanjë. Sipas tij, në tërë skemën janë përfshirë të punësuar në misionin diplomatik, ndërsa për këtë ka ditur edhe ambasadori venezuelas.
Hetimet kanë treguar se janë dhënë të paktën 173 pasaporta të venezuelasve "të rrejshëm" në Bagdad, por me këtë operacion nuk janë përfshirë vetëm irakianët të cilët kanë dashur të ikin nga vendi i tyre, por edhe sirianë, si dhe shtetas të vendeve të treta, për të cilët ekziston dyshim se janë të lidhur me grupin militant Hezbollah. Sipas burimit të Si-En-En-it, Ambasada në Bagdad u ka shitur pasaporta me vizë të Venezuelës dhe me identitet të rremë 13 sirianëve, me çka secili prej tyre njerëzve nga personeli i misionit u kanë paguar nga 10 mijë dollarë.
Me pasaportën e këtij vendi, mundet lirisht dhe pa viza të udhëtohet në më shumë se 130 vende në botë, duke përfshirë edhe 26 anëtare të BE-së, por jo edhe në SHBA, për ku është e domosdoshme vizë amerikane./mia
