Botë
Vazhdojnë protestat në Rumani, kryeministri bën thirrje për qetësi
09.02.2017 15:05
Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e Rumanisë kërkoi dhënien fund të asaj që ai e quajti gjendje të tensionuar...

Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e Rumanisë kërkoi dhënien fund të asaj që ai e quajti gjendje të tensionuar, pasi rumunët duket se nuk do të heqin dorë nga protestat edhe pas tërheqjes së dekretit që falte të gjithë zyrtarët e korruptuar.
Situata është përshkallëzuar sepse tashmë, përveç atyre kundër, kanë nisur të protestojnë edhe ata që mbështesin qeverinë. Në një konferencë shtypi kryeministri, Sorin Grindeau, bëri thirjje për qetësi.
“E kuptova mesazhin e dhënë nga rruga dhe kjo është arsyeja pse unë e mora vendimin për të tërhequr dekretin. Por, nga ana tjetër kemi edhe mbështetësit tanë që ndjejnë nevojën të shprehin veten e tyre, madje me gjithë presionin e protestuesve. Unë i bëj thirrje gjithsecilit për qetësi”,- deklaroi kryeministri i Rumanisë, Sorin Grindeau.
Qindra protestues u mblodhën edhe para selisë rezidenciale të presidentit Iohanis. Edhe pse presidenti ka mbështetur kauzën e rumunëve në kundërshtim me dekretin e kryeministrit, turma kërkon edhe dorëheqjen e tij.
“Është e papranueshme që një person që zgjidhet si president i Rumanisë, është president i vetëm një pjese të saj. Ai nuk po bën asgjë tjetër veçse po ndan kombin", thonë protestuesit.
Këto janë protestat më të mëdha që po ndodhin në Rumani që prej rënies së sistemit komunist në vitin 1989.
BELINDA KOKA-ADEMI
