MASh, shpërblim nxënësve fitues në gara ndërkombëtare
Çdo nxënës i shkollës së mesme i vendit, i cili do të marrë pjesë në ndonjërën nga trembëdhjetë garat....

Çdo nxënës i shkollës së mesme i vendit, i cili do të marrë pjesë në ndonjërën nga trembëdhjetë garat e pranuara ndërkombëtare dhe që do të arrijë të fitojë njërin prej tri vendeve të para, Ministria e Arsimit do t’u ndajë kompensim mujor në të holla.
Nëse nxënësi dhe mësimdhënësi i cili e ka mentoruar atë, do t’i fitojnë nga 12.000 denarë për medaljen e arit, 10.000 për të argjendtë dhe 8.000 denarë për medaljen e bronztë.
“Në vijim është konkursi që është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe do të jetë aktiv për të aplikuar, gjegjësisht për dorëzimin e dokumentacionit përkatës deri më 31 gusht të këtij viti. Deri më tani kanë mbërritur tre aplikacione dhe janë në fazën e shqyrtimit. Pres që numri do të rritet, duke e pasur parasysh atë se Maqedonia ka potencial të mirë dhe nxënës mjaft të talentuar”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Kompensimi i njëfishtë mujor do të paguhet në lartësi prej 50% të pagës mesatare neto për nxënësit të cilët do ta fitojnë vendin e parë në një garë shtetërore për të gjitha lëndët.
Kompensimi i njëfishtë prej 50, 40 dhe 30 për qind të pagës mesatare neto pason edhe për nxënësit të cilët e kanë zënë vendin e parë, të dytë dhe të tretë në një garë ndërkombëtare nga matematika dhe shkencat natyrore.
Gjatë dy viteve të kaluara për këto dy baza Ministria ka paguar 450 shpërblime në të holla. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
