Avokati: Më 15 shkurt nis gjykimi i vrasësit të Almir Aliut
Më 15 shkurt do të nxirret para organeve të drejtësisë Boban Iliqi nga Kumanova....

Më 15 shkurt do të nxirret para organeve të drejtësisë Boban Iliqi nga Kumanova, vrasësi i katërvjeçarit, Almir Aliu.
Përveç vrasjes së Almirit, i paraburgosuri Iliq është i dyshuar edhe për tentim-vrasje të prindërve të Almirit të ndjerë. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç, thotë se ende nuk dihet se me cilën metodë do të mbrohet i akuzuari, por gjykata duhet të ketë parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohet Boban Iliq.
“Kemi një situatë të pastër në drejtim të veprës penale për të cilën akuzohet dhe prandaj çfarëdo strategjie ose formë të mbrojtës që do vendos të ndërmerr ai, vlerësoj se gjykata duhet të ketë parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale”,- deklaroi avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç.
Incidenti në të cilin humbi jetën Almir Aliu dhe u lanë të lënduar prindërit e tij ka ndodhur më 25 qershor të vitit të kaluar, pas një zënke mes Iliqit dhe babait të Almirit në Shtëpinë e Shëndetit – Kumanovë për shkak të mosrespektimit të radhës. (Sanije Duraku, TVM2)
