PPS: Dëshmitarët, të obliguar t’u përgjigjen thirrjeve

09.02.2017 17:24

Anëtarë dhe simpatizues të VMRO-DPMNE-së nga Ohri kanë protestuar kudër PPS-së....

Anëtarë dhe simpatizues të VMRO-DPMNE-së nga Ohri kanë protestuar kudër PPS-së, duke akuzuar prokurorinë në fjalë se po punon kundër interesave të vendit dhe në interes të LSDM-së dhe SOROS-it.

Sipas protestuesve, sjellja e PPS-së është e papranueshme dhe kërkojnë shpërbërjen e saj. Protesta vjen pas thirrjen në biseda informative të anëtarëve të VMRO-së me kërkesën e PPS-së lidhur me financimin e kësaj partie dhe donacionet personale në zgjedhjet e vitit 2014.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga PPS, duke theksuar se secili person i thirrur si dëshmitar është i detyruar t’i përgjigjet thirrjes së PPS-së.

“Në lidhje me procedurën parahetimore, e cila udhëhiqet nga Prokuroria Publike Speciale, në SPB - Ohër janë ftuar në rolin e dëshmitarit që të japin deklarata për rrethanat në lidhje me të njëjtën procedurë. Sipas Kodit Penal, çdo tentativë për të ndikuar në dëshmitarët është vepër penale, ndërsa personat e thirrur si dëshmitarë janë të detyruar t’i përgjigjen thirrjes dhe me anë të deklaratave të tyre të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve në të cilat bazohet çdo procedurë parahetimore dhe hetimore”,- thuhet në kumtesën e PPS-së.

Njëherit kjo prokurori hedh poshtë etiketimet politike të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe potencon se përgjegjësinë e tyre ligjore e kryejnë në pajtueshmëri me ligjin për të dëshmuar të vërtetën gjatë procedurave që i ndjekin. (Gyltene Sinani, TVM2)