Operacion masiv në Gjermani, dy të arrestuar, planifikonin sulm terrorist

09.02.2017 17:49

Policia gjermane ka vënë në pranga dy persona....

Policia gjermane ka vënë në pranga dy persona me dyshimet se po planifikonin një sulm terrorist.

Të arrestuarit janë një 27-vjeçar nga Algjeria dhe një 23-vjeçar nga Nigeria. Policia nuk komentoi mbi planet e sakta terroriste të pretenduara për dy të dyshuarit, por tha se kishin qenë prej kohësh aktiv në skenën islamike.

Dy të rinjtë jetojnë prej vitesh me familjet e tyre në Göttingen. Rreth 450 policë bastisën 11 banesa rreth Göttingenit dhe një shtëpi në veri të Hesses.

Shefi i Policisë së Göttingenit, Uve Lührig, tha se kishin marrë informacion për organizimin e një sulmi të mundshëm gjatë këtyre ditëve dhe për këtë arsye kishin ndërmarrë një operacion të shpejtë policor.