Gjykata Europiane vendos në favor të gazetarëve, ShGM: beteja për drejtësi nuk duhet të pushojë kurrë

09.02.2017 18:08

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg...

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vendosi në favor të gazetarëve lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit të viti 2012 kur gazetarët dhunshëm u dëbuan nga galeria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në momentin që  miratohej buxheti për vitin 2013.

Një pjesë e gazetarëve parashtruan padi në Strasburg, ku është vendosur se me dëbimin e tyre nga Kuvendi është shkelur liria e gazetarëve. Në këtë proces, Qeveria nuk ka arritur të bindë Gjykatën në Strasburg se dëbimi i gazetarëve ka qenë i arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

Ndërkohë, gjykata ka refuzuar edhe arsyetimin se gazetarët kanë mundur ta ndjekin në mënyrë efikase dëbimin e deputetëve që është zbatuar në ato momente, diçka që ka qenë me rëndësi legjitime publike, qëndron në vendimin nga Strasburgu.

Vendimi u mirëprit nga ShGM. “Vendimi i Gjykatës Europiane konstaton shkeljen e dy të drejtave të garantuara me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, edhe atë: të drejtës së lirisë së fjalës të nenit 10 dhe e të drejtës për gjykim të drejtë të nenit 6 të Konventës. Ky vendim është i pari i Gjykatës Europiane ku konstatohet shkelja e lirisë së fjalës dhe është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe sundimin e të drejtës në Maqedoni. Njëkohësisht, vendimi është edhe fitore e Shoqatës së gazetarëve, e cila dëshmoi se beteja për drejtësi nuk duhet të pushojë kurrë”,- thuhet në komunikatën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe LSDM, e cila thekson se “me vendimin e Gjykatës së Strasburgut vërtetohet se Qeveria, e udhëhequr nga Gruevski, ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”.

LSDM-ja më tej thotë se ky vendim është edhe një humbje për Maqedonisë në planin ndërkombëtar, por është edhe një humbje edhe për Gjykatën Kushtetuese, e cila më herët pati refuzuar kërkesën e gazetarëve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve. Pas këtij vendimi, shteti do të duhet t’u paguajë dëmshpërblim gazetarëve që parashtruan padi në Strasburg. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)