Haradinaj mbetet në Francë deri më 2 mars
09.02.2017 21:02
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në Francë deri më 2 mars....

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në Francë deri më 2 mars, kur Gjykata në Colmar do të marrë vendim lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim, apo Haradinaj do të lihet i lirë që të kthehet në Kosovës.
Vetë Ramush Haradinaj pas përfundimit të seancës në Colmar tha se kërkim-ekstradimi nga ana e Serbisë është abuzim me të drejtën ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
