Botë

Gjykata e Apelit e hodhi poshtë dekretin e Trampit

10.02.2017 10:18

Gjykata federale e Apelit refuzoi ta kthejë në fuqi dekretin e presidentit amerikan Donald Tramp...

Gjykata federale e Apelit refuzoi ta kthejë në fuqi dekretin e presidentit amerikan Donald Tramp, me të cilin udhëtarëve të shtatë vendeve kryesisht myslimane  për tre muaj iu ndalua hyrja në SHBA dhe për katër muaj u ndërpre programi për pranimin e refugjatëve.
 
Në këtë vendim menjëherë reagoi Tramp, i cili në Tuiter shkroi: "Shihemi në gjyq, është në pyetje siguria e kombit tonë ".
 
Këshilli prej tre gjykatëse nga Gjykata e nëntë  amerikane e Apelit refuzoi ta bllokojë vendimin paraprak të gjykatës më të ulët, me të cilin pezullohet dekreti.
 
Ekziston mundësi për parashtrim të ankesës deri te Gjykata Supreme.
 
Me vendimin e gjykatës më të ulët në Sietël përkohësisht është ndalur dekreti, ndërsa avokatët e Ministrisë amerikane të Drejtësisë parashtruan ankesë deri te Gjykata e nëntë e Apelit për këtë vendim./mia