Botë

Senati e konfirmon Tom Price si Sekretar amerikan të Shëndetësisë

10.02.2017 10:35

Senati amerikan e ka konfirmuar të zgjedhurin e presidentit Donald Trump, Tom Price...

Senati amerikan e ka konfirmuar të zgjedhurin e presidentit Donald Trump, Tom Price në postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
 
Price, siç raporton Reuters është kundërshtar i zëshëm i programit për siguri shëndetësore të hartuar nga administrata e ish presidentit Barack Obama.
 
Ai është konfirmuar me votat e republikanëve, ndërsa të gjithë demokratët kanë qenë kundër konfirmimit të Price, i cili me profesion është kirurg ortopedik.
 
Tani ai do të udhëheqë një departament që ka buxhet vjetor prej 1 trilion dollarë.