Maqedoni
PDSH akuzon BDI-në
14.05.2014 17:25
PDSH do ta përkrah BDI-në në qoftë se arrin të anëtarësojë vendin në NATO dhe BE për gjashtë muaj...

PDSH do ta përkrah BDI-në në qoftë se arrin të anëtarësojë vendin në NATO dhe BE për gjashtë muaj, ashtu siç po deklaron gjatë negociatave për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në.
Kështu ka deklaruar Imer Aliu, i cili ka shtuar se në të kundërtën, BDI pas gjashtë muajsh duhet të largohet nga skena politike.
“Kohëve të fundit nga BDI-ja lidhur me bisedimet për hyrje në Qeveri me VMRO-DPMNE, deklarojnë se nevojiten edhe 6 muaj që Maqedonia të hyjë në NATO dhe BE. Edhe 6 muaj mashtrime edhe 6 muaj gënjeshtra. Edhe pse jemi plotësisht të sigurt se jeni duke gënjyer rëndë, se për 6 muaj Maqedonia do të jetë anëtare në NATO, themi publikisht se po ta bëni këtë edhe ne si PDSH ju përkrahim pa asnjë kusht, por po mos ta bëni këtë, ju përfundimisht duhet të largoheni nga skena politike dhe të shkoni nëpër shtëpitë tuaja”, deklaroi nga PDSH, Imer Aliu.
Aliu deklaroi se kërkesa për në NATO dhe BE kanë edhe partitë maqedonase, turke, boshnjake, rome,vllehe dhe serbe. Ai shtoi se partitë politike shqiptare përveç NATO-s dhe BE-së kanë edhe kërkesa kombëtare.
MEFAIL ISMAILI
