Botë
Daçiq: krijimi i ushtrisë së Kosovës destabilizon rajonin
10.02.2017 12:44
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për RTS-në se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë për RTS-në se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër vendimit për krijimin e ushtrisë së Kosovë, sepse “ky është vendim kundër stabilitetit në rajon”.
“Në Bruksel ngrihen vetëm çështjet të cilat iu përgjigjen atyre, derisa kur ne ngrehim ndonjë temë atëherë ata nuk pranojnë të bisedojnë për të”,- ka thënë Daçiq.
Duke folur për vendimin gjyqësor për Haradinajn, Daçiq ka thënë se gjykata në Francë tani pret prova nga Serbia.
“Ai mund të përdorë fjalë të ndryshme që të paraqesë veten si viktimë politike, por ai është kriminel lufte. Gjykata franceze ka kërkuar prova prej autoriteteve serbe”,- ka thënë Daçiq.
“BE dëshiron të legalizojë atë që krimet e luftës kundër serbëve janë të lejuara dhe të jo dënueshme”,- përfundoi Daçiq.
