Maqedoni

VMRO sërish kërcënon partinë e Ahmetit

10.02.2017 13:02

VMRO-DPMNE ka vazhduar kërcënimet ndaj partisë së Ahmetit përmes komunikatave...

VMRO-DPMNE ka vazhduar kërcënimet ndaj partisë së Ahmetit përmes komunikatave, ndërkohë që ka përsëritur edhe kërkesën për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Partia e Gruevskit ka rikujtuar  BDI-në se pa ndihmën e saj strategjike gjatë zgjedhjeve të fundit lokale BDI nuk do të mundte të fitonte në shumë komuna.

VMRO-DPMNE platformën e shqiptarëve e ka cilësuar të rrezikshme për shtetin. Sipas kësaj partie, partitë politike në vend bashkë me komunitetin ndërkombëtar janë kundër rinegocimit të Marrëveshjes së Ohrit, sepse një gjë e tillë do të hapte Kutinë e Pandorës.

Ky hap, sipas tyre, mund të nxis që edhe bashkësitë e tjera etnike, përshirë edhe maqedonasit, në të ardhmen të dalin me platformën e tyre.

Nga VMRO thonë se me BDI-në kanë diskutuar për avancimin e përdorimit të shqipes vetëm në nivel lokal, por se zbatimi i saj në tërë territorin është i papranueshëm.