Botë
Një tërmet i ri në rajonin e Çanakkales
10.02.2017 13:20
Një tërmet i ri me intensitet prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në rajonin e qytetit turk Çanakkale...

Siç kumtoi observatori i Stambollit "Kandili", tërmeti ka ndodhur në orën 11.55 minuta sipas kohës lokale (në orën 10.55 sipas kohës së mesme evropiane) në thellësi prej 5,4 kilometra nën sipërfaqen e tokës në fshatin Jukarqoj në rajonin Ajvanxhik.
Ky është tërmeti i pestë në rajonin Çanakkale me intensitet prej mbi 5 ballë nga fillimi i javës.
Mediat turke njoftuan se dridhja e sotme ka zgjatur shkurt, por megjithatë ka shkaktuar dëme shtesë të objekteve tashmë të dëmtuara prej tërmeteve paraprake të kësaj jave.
Sipas autoriteteve lokale, në tërmete janë dëmtuar mbi 300 shtëpi dhe objekte të tjera, prej të cilave numri më i madh janë në fshatin Jukarqoj, i cili është në qendër të rajonit të aktivitetit sizmik.
Sizmologët turq vlerësuan se rajoni i Çanakkales është kapluar nga stuhia e tërmeteve. Në këtë pjesë të Turqisë në pesë ditët e fundit janë regjistruar mbi 400 tërmete me intensitet të ndryshëm.
