Botë

Planifikonin sulm terrorist, katër të arrestuar në Paris, mes tyre një 16-vjeçare

10.02.2017 14:18

Katër persona, përfshirë një vajzë 16-vjeçare, janë arrestuar nga Policia franceze në Montpellier gjatë një operacioni antiterrorizëm...

Të arrestuarit dyshohet se kishin planifikuar një sulm në Paris.
 
Një nga kamikazët e mundshëm kishte planifikuar të hidhte veten në erë pas martesës me të miturën 16-vjeçare.
 
Siç raporton BFM-TV, dasma ishte planifikuar shumë shpejt dhe pastaj të rinjtë do të niseshin për në Siri.  
 
34-vjeçari ishte i njohur për policinë si i radikalizuar së bashku me vajzën.
 
Arrestimet janë bërë pas hetimeve në rrjetet sociale, që kanë bërë të mundur dhe identifikimin e tyre, ku tre prej tyre ishin të njohur në fushën e terrorizmit.
 
Një 20-vjeçar i arrestuar kishte tërhequr vëmendjen e hetuesve për radikalizim në nëntor të 2015-s, ku dhe kishte tentuar të udhëtonte drejt Sirisë.
 
Ndërkohë, personi i katërt i arrestuar, i moshës 27-vjeçare, duket se ka një rol dytësor.
 
Në operacionin antiterrorizëm të policisë u gjetën 71 gram peroksid acetoni tatp, i njëjti lloj eksplozivi i përdorur në sulmet e Brukselit, si dhe një litër aceton dhe një litër peroksid hidrogjeni.
 
LEUNORA KALIQI