Maqedoni

Tetovë, projekti për ujërat nëntokësorë, 30 milionë euro investim me mjete nga BE

10.02.2017 14:43

Mbi 30 milionë euro do të jetë investimi i cili do të bëhet në komunën e Tetovës në rikonstruimin e sistemeve të kolektorëve...

Mbi 30 milionë euro do të jetë investimi i cili do të bëhet në komunën e Tetovës në rikonstruimin e sistemeve të kolektorëve dhe kanalizimeve dhe ndërtimin i stacionit për pastrim të ujërave të zeza në Tetovë.
 
Dokumentacioni teknik është përfunduar dhe pritet i njëjti të vihet në funksion.
 
Mjetet janë siguruar nga Bashkimi Europian dhe një pjesë nga qeveria e vendit.
 
Projekti do të përfshijë fshatrat Reçicë e Madhe dhe e Vogël së bashku me fshatin Porroj dhe Xhepçisht. Projekti pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe të përfundojë tërësisht për dhjetë vjet.  
 
“Projekti për ujërat nëntokësorë në Tetovë përfshin ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza për 95 mijë banorë dhe ndërtimin e rreth 30 km të rrjetit të kanalizimit në qytetin e Tetovës, si dhe rrjetet sekondare në Reçicë të Madhe dhe të Vogël, Falisht, Xhepçisht e Poroj”,- deklaroi zëvendësdrejtori i projektit, Dirk Ficke.
 
“Kemi të fituar vlerën dhe të miratuar në qeveri prej 32 milionë eurove, e cila do të zbresë në 30 milionë gjatë sugjerimeve te Institucioni teknik i Unionit Europian, nga të cilët 23 do t’i financojë ky institucion dhe nga 7 deri 8 milionë do t’i financojë qeveria e RM-së”,- theksoi anëtari i këshillit drejtues të projekti në komunën e Tetovës, Fatmir Saiti.
 
Qyteti i Tetovës për momentin ka mungesë të investimeve sa i përket kanalizimeve atmosferike dhe filtrimin e ujërave të zeza.
 
Shumica e ujërave të zeza derdhen drejtpërsëdrejti në përrenj dhe në lumin Shkumbin, e më pastaj derdhen në Vardar.  
 
VISAR SADIKI