Maqedoni

Veljanovski fton opozitën të merr mandatet

14.05.2014 17:31

Kreu i Kuvendit të Republikës, Trajko Veljanovski, fton deputetët e opozitën maqedonase...

Kreu i Kuvendit të Republikës, Trajko Veljanovski, fton deputetët e opozitën maqedonase që të fillojnë mandatin dhe të kyçen në punën e Kuvendit.
 
Në takimin e parë me gazetarë, në mandatin e ri, Veljanovski tha se ftesën për opozitën do ta përsërisë në çdo rast, pasi gjykon se kjo nuk është në rregull që Kuvendi të funksionojë pa opozitë.
 
"Sinqerisht pres dhe dëshiroj që të kthehen në Kuvend. Unë do të bëj gjithçka që është në kompetencën time”, deklaroi Veljanovski.
 
Seancën e ardhshme të Kuvendit, Veljanovski e paralajmëroi për nga fundi i javës së ardhshme apo fillimi i javës së fundit të qershorit, kur do të formohen trupe të punës dhe do të zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit, zakonisht një nga opozita dhe dy nga pushteti, prej të cilëve një shqiptar.
 
Pastaj Komisioni për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve do t'u qaset  zgjidhjeve të kuadrove, gjegjësisht propozimeve për kryetar dhe  anëtar të komisioneve dhe trupave tjerë të punës.
 
Veljanovski sqaroi se nëse opozita nuk merr pjesë në punën e Kuvendit, gjegjësisht deputetët e tyre nuk kryesojnë me komisionet dhe  trupat tjerë kuvendor, ai si kryetar i dhomës ligjdhënëse duhet me autorizim të emërojë kush do t'i udhëheq këto trupa. Nëse deputetët e opozitës nuk japin dorëheqje dhe nuk vijnë në punë gjashtë muaj, Kuvendi, me shumicë të cilësuar, mund t'ua merr mandatin. N
 
ë rast se japin dorëheqje, kryetari i Kuvendit është i obliguar që për këtë ta njoftojë Komisionin Shtetëror Zgjedhor me shkrim, i cili më pas fton kandidatët e radhës për deputet nga lista përkatëse, që të pranojnë mandatin.
 
“Puna e Kuvendit nuk guxon të frenohet, por fillimisht duhet të presim vendimin përfundimtar të deputetëve të opozitës, nëse do të japin dorëheqje ose jo”, tha Veljanovski. 
 
SHPËTIM NUREDINI