PDSh gati për kongresin, vendimi të shtunën nga Kuvendi qendror
10.02.2017 17:41
Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë Kuvendin e saj qendror....

Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë Kuvendin e saj qendror të shtunën në mesditë në Tetovë.
Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSh-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore. Pas diskutimit të raportit dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njëjti, do të caktohet edhe data e Kongresit të jashtëzakonshëm, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
