Zelandë e re, gjenden 300 balena të ngordhura në bregdet
Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re...

Afro 300 balena janë gjetur të ngordhura në brigjet e Zelandës së Re, pasi për arsye ende të pakuptueshme kishin dalë në breg të detit. Qytetarë të shumtë vullnetarë kanë shpëtuar jetën e afro 100 balenave të tjera. Ata janë munduar që të rifutin në ujëra balenat, ndonëse diçka e tillë nuk këshillohet nga ekspertët që thonë se gjëja më e mirë është që ato të mbahen gjallë deri në zbulimin e arsyes së daljes së tyre nga deti. Ekspertët po marrin një sërë provash për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje enigmatike. Ata thonë se do të mundohen të mbajnë gjallë balenat, e më pas do t’i rikthejnë ato në habitatin e tyre natyror.
Zelanda e Re vijon të mbetet një nga vendet ku regjistrohen më së shumti raste të daljes së balenave dhe të delfinëve në brigjet e detit. Çdo vit numri mesatar arrin në rreth 300, por dalja e 400 balenave brenda një nate ishte diçka vërtet e paprecedent.
