Gjermani, dorëzohet Merkel, nis kthimi i emigrantëve
Merr fund politika e dyerve të hapura në Gjermani....

Merr fund politika e dyerve të hapura në Gjermani. Pas presionit të aleatëve dhe presionit brenda partisë së saj, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dorëzuar, duke miratuar një plan masash për deportimin e shpejtë të emigrantëve që u është refuzuar azili.
Të gjithë ata persona të cilët kanë gënjyer për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, pavarësisht nga origjina e tyre, do të deportohen menjëherë nga Gjermania, pa të drejtën për të apeluar vendimin e autoriteteve për azil.
Në bazë të planit, në çdo lëndë do të ngrihen qendrat e daljes, ku do të dërgohen të gjithë shtetasit që u është refuzuar azili, për t’i deportuar ata me shpejtësi në vendet e origjinës. Gjithashtu autoritetet kanë vendosur të rrisin shpërblimin deri në 1200 euro për të gjitha kthimet vullnetare. Sipas statistikave, në vitin 2016, rreth 55 mijë azilkërkues janë larguar vullnetarisht nga Gjermania dhe rreth 25 mijë të tjerë janë deportuar.
Vetëm në vitin 2015, 54 mijë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën për azil në Gjermani. Në vitin 2016 kjo shifër ka pësuar ulje.
